Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës u plagos gjatë një stërvitjeje ushtarake në poligonin e Babajt të Bokës.
Drejtori i Klinikës së Ortopedisë në QKUK, Xhavit Gashi, bëri të ditur se ushtari do t’i nënshtrohet nesër një ndërhyrjeje urgjente kirurgjikale.
Të lidhura
None found
Sipas Gashit, ushtari ka thyerje të brinjëve, si dhe lëndime në boshtin kurrizor dhe në pjesë të tjera të trupit. Ai i dha këto detaje për KosovaLive në T7.






