Pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit, Dua Lipa sulmohet papritur nga fansi (VIDEO)

Diva botërore e popit ka kaluar një moment aspak të rehatshëm në Meksikë, ku është sulmuar nga një fans.

Daily Mail shkruan se një fans i tërbuar, ka tentuar të sulmojë bukuroshen me origjinë shqiptare, por në mbrojtje të kësaj të fundit, janë vënë truprojat, të cilët e kanë neutralizuar në vend autorin.

Në pamjet e publikuar në rrjet, shihet Dua duke kaluar në mes të një turme, e teksa kalon mes për mes tyre, një person shfaqet dhe përpiqet ta sulmojë.

Dua e ka kaluar me qetësi këtë episod dhe shihet teksa futet në makinë. Sipas mediave britanike, Dua ndodhet në Meksikë, pasi do të marrë pjesë në fotosesione për kompaninë Yves Saint Laurent.


Shtuar 22.03.2021 13:36