Johnson parashikon kohë të vështira: Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO diskutim i vështirë

Boris Johnson pranoi se bisedimet mbi anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO do të çonin në një “diskutim të vështirë” me Turqinë në samitin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, por mirëpriti “progresin”.

“Finlanda dhe Suedia, të cilat po përmbysin dekada të neutralitetit historik, tani duan të bashkohen me ne. Do të jetë një diskutim i vështirë”, u tha kryeministri britanik gazetarëve në aeroplanin që e transportonte në Madrid.

Pas fillimit të luftës në Ukrainë, Suedia dhe Finlanda paraqitën kërkesën e tyre për tu anëtarësuar në NATO por u hasën në kundërshtimin e Turqisë e cila kërcënoi me veto. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan u shpreh se vendi i tij nuk mund të pranojë në NATO vende të cilat mbështesin terroriszmin, duke i akuzuar ata se nuk pranojnë të ekstradojnë anëtar të grupit FETO./albeu.com