Jo vetëm PD! Përçahet partia e Nard Ndokës, kërkojnë publikisht shkarkimin e tij

Kriza për kryetar të ri e ka zënë dhe partinë demokristiane mënë krye Nard Ndokën.  Pas zgjedhjeve të 25 Prillit ku partia e tij nuk mori asnjë deputet ku as vetë Ndoka nuk u fut dot në Kuvend, sekretari për media i kësaj partie, Agron Prebibiaj kwrkon shkarkimin e tij.

Nard Ndoka në zgjedhjet e 25 prillit nuk arriti dot të merrte as 300 vota, duke mos dalë dot deputet.

avarësisht kësaj, ai vazhdon të qendrojë në krye të PDK-së.

Por sekretari për media i kësaj partie, Agron Prebibiaj, me anë të një letre, ka kërkuar shkarkimin e tij.

Njoftim për mediat, partitë politike, e trupin diplomatik të akredituar në Tiranë

Nard Ndoka, erdhi në krye të Partisë Demokristiane në qershor të 2006-ës nepermjet një kongresi doreheqje nga Nikoll Lesi, duke marre partine me 3(tre) deputet e 45 mije vota ne rang kombëtar.

Vetem pas dy vitesh shumica absolute e demokristianëve zhvillon një Kongres të jashtëzakonëshem dhe e shkarkojnë z.Nard Ndoka nga posti i kryetarit për përjashtim e largim të anëtarësisë nga partia,( kogres i cili shkoi deri në Gjykatën e Lartë), por menjëherë zoti Ndoka me të vetët me pushtet, organizon një tjeter Kongres të jashtëzakonëshem me të tjerë, asnjëherë anëtarë të PDK-së, por vetem se ju kishte dhënë pushtet nga posti i Ministrit të Shëndetësisë(gjatë kesaj periudhe unë kam qënë dy vite në Itali me vizë).

Në zgjedhjet e 2009, Nard Ndoka e çon partinë nga 45 mijë vota në 14 mijë.

Në zgjedhejet parlamentare të 2013 e regjistron partinë në KQZ vetëm formaliasht, pasi kishte siguruar me pazare mandatin e deputetit në listen e PD-së në Qarkun Shkoder, pa përfillur as mbledhur ndonjë forum politik brenda partisë duke e lëshuar partinë në 13 mijë vota.

Ne vitin 2017 e fundos totaliasht partinë, pasi nuk e rregjistron fare në zgjedhje pranë KQZ, duke siguruar përseri mandatin e deputetit në Qarkun Shkoder, zero vota partia.

Po në zgjedhjet e fundit nuk regjistron partinë në zgjedhje, duke patur besim se përseri ai do jetë deputet në listen e PD për Qarkun Shkoder, duke e leshuar partinë në zero vota.

Pas deshtimit përsonal për tu bëre deputet, ai jep doreheqjen publike në media, megjithse e kishte premtuar largimin edhe nese do bëhej deputet.

Unë menjëherë pas zgjedhjeve, i kërkova largimin  për deshtimin politik elektoral të partise.

Ja kerkova doreheqjen, pasi une kisha tagër si senatori demokristian, për 26 vite shefi i medias e kryeredaktori i PDK-së, duke repaktuar rregullat politike, për të folur i fundit ndaj kryetarit, pasi tashmë ne nuk kishim asnjë strukturë e asnjë njeri pas vetit.

Nuk kishim asnjë njeri pas, pasi qysh në kongresin e manipuluar të 2008-ës, PDK nuk ka mbledhur më asnjë Kongres dhe asnjë forum politik statutor, ndaj dhe fola i fundit, edhe për publikun.

Ma imponuan disa negociator demokristianë me në krye z.Zef Morina të tërhiqem për një marrëveshje, por edhe ajo deshtoi.

Tashmë unë në emer të shumices apsolute të kryetarëve të degëve tona me vetëm vulën, jam i detyruar të konsideroj të shkarkuar e pëjashtuar nga çdo strukturë drejtuese, për keto arsye:

1.Krim elektoral brenda partisë, nëpermjet genocidit e debimit të anëtarësisë demokristiane që nga momenti kur mori partinë( 2006), me perjashtime, mos perfillje e kercenime kush e kundershtonte.

2.Përjashtimin e trurit të partisë, e mos lejimin e botës intelektuale në radhët e partise.

3.Nuk ka zhvilluar asgjë statutore që nga viti 2008, as kongres, as Keshill Kombëtar, as mbledhje kryesie, as takime me strukturat e partise ne rrethe.

4.Mashtrim falsifikim elektoral brenda partisë, duke depozituar në Zyren e rregjstrit të partive politike prane Gjykatës Tiranë, sikur ka zhvillue kongrese partie.

5.Shkelje të normave statutore e ligjore përballë anëtarësisë së partisë.

6.Ka konsumuar nenin 31,32.

Së shpejti ajo strukturë që është do mblidhet për hapat e riorganizimit e riformatimit të partisë, e shkuarjen drejt kongresit zgjedhor.

Sekretari i Medias i PDK-së

Agron Prebibiaj


Shtuar 29.10.2021 20:03