Aksident në Fushë Krujë: 65-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident rreth orës 19:30 në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, ku 65-vjeçari me inicialet F. B., duke drejtuar mjetin tip “Nissan” ka humbur kontrollin e makinës duke dalë nga rruga.

Për pasojë ka marrë lëndime shoferi i mjetit që ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Me datë 29.10.2021, rreth orës 19:30, në aksin rrugorë Thumanë-Fushë Krujë, mjeti tip “Nissan” me drejtues shtetasin F. B., 65 vjeç, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

 


Shtuar 29.10.2021 20:20