Duke nisur nga muaji korrik, italianët nuk do të marrin më telefonata të padëshiruara nga Call Centerat në çdo orë të ditës.
Sipas burimeve nga mediat italiane, autoriteti garant i privatësisë po përpunon një kod sjelljeje për operatorët e telemarketing-ut.
Kjo masë pritet të hyjë në fuqi këtë 27 korrik dhe që ka si qëllim t’u tregojë operatorëve telefonikë se cilët persona kanë zgjedhur të mos kontaktohen më në telefon për propozime marketingu.
Me këtë kod po merre një komitet i përbërë nga autoriteti garant për privatësinë dhe përfaqësuesit më të mëdhenj të sektorit. Thënë ndryshe sipërmarrjet e sektorit të telekomunikacionit dhe energjisë, operatorë dhe konsumatorë.
Ky është hapi i parë që Italia ndërmerr në kuadër të rregullores së Bashkimit Europian për privatësinë – GDPR – që i kërkon shteteve anëtarë të marrin masa për të rregulluar sa më mirë mbrojtjen e të dhënave personale duke përfshirë kategoritë e prekura nga fenomeni.
Në tryezën e bisedimeve, ndodheshin gjithashtu dhe shoqëritë që hartojnë të dhënat e kontakteve dhe natyrisht ato të konsumatorëve. Të gjithë së bashkua kanë rënë dakord për hartimin dhe miratimin e kësaj mase.
Një objektiv tjetër i kësaj marrëveshjeje, përvec atij të vendosjes së rregullave të vetme dhe të njëjta për të gjithë, është dhe ai i sinjalizimit të atyre që punojnë në mënyrë jo të ligjshme. Këta të fundit nuk respektojnë normat në fuqi duke penalizuar të gjithë kategorinë dhe duke kaluar deri në ngacmim të konsumatorit me telefonata të pakontrolluara në çdo orar të ditës.