Amir Rrahmani pati një fillim të vështirë te Napoli.
Megjithëse, mbrojtësi shqiptar është përshtatur me lojën e ekipit.
Në një prononcim për “Il Sogno Nel Cuore”, ish-futbollisti i Veronës, Sasha Bjelanoviç ka folur ka folur për këtë transferim të kapitenit të Kosovës.
Kroati fillimisht e ka parë me skepticizëm kalimin e Rrahmanit te Napoli, ndërsa shton se pati fatin që trajner të kishte një njeri si Juriç në sezonin e parë në Serie A.
“Rrahmani? Unë kisha disa dyshime në lidhje me lëvizjen nga Verona në një ekip si Napoli dhe për karakteristikat e tij të mbrojtjes prej tre personash. Ai erdhi nga një futboll kroat që nuk ishte shumë taktik dhe ishte me fat të takonte Juriçin. Ai nxori më të mirën e tij”, ka thënë Sasha Bjelanoviç.