Ndërsa diskutohet shkarkimi i tij, Presidenti Meta ia merr valles (VIDEO+FOTO)

Sot është mbledhur sërish Komisioni Hetimor për Shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, ku po flasin ekspertët. Nga ana tjetër, Meta ndodhet në Presidencë ku ka marrë pjesë në ceremoninë e zhvilluar me anëtarë dhe me përfaqësues të minoriteteve.

Pas fjalimit të tij, kreu i shtetit është futur në valle dhe ka kërcyer me pjesëmarrësit aty që kishin veshur kostume tradicionale./albeu.com/

Shtuar 21.05.2021 12:51