Policia: 12-vjeçarja që ra në humnerë, jashtë rrezikut për jetën

Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje ne ngjarjen në Përmet, ku një 12-vjeçare ra në humnerë.

Mësohet se e mitura ndodhet në spital jashtë rreikut për jetën dhe po merr ndihmën mjekëspre në spitalin e Përmetit.

Njoftimi i policisë:

Përmet/Informacion paraprak.

Njoftohemi se rreth orës 11:20, në vendin e quajtur “Shënelenë”, në fshatin Lipe, Përmet, është rrëzuar nga një lartësi  shtetasja A. Q., 14 vjeçe, banuese në Përmet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrëfikëse, në bashkëpunim me banorët e zonës, bënë të mundur nxjerrjen e shtetases A. Q., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po mer ndihmën mjekësore në spitalin e Përmetit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com

Shtuar 21.05.2021 12:44