Iran, Raisi fiton zgjedhjet presidenciale, pjesëmarrje e ulët në votime

Juristi iranian i vijës së ashpër Ebrahim Raisi ka fituar zgjedhjet presidenciale me një numër të konsiderueshëm votash. Rezultatet paraprake të publikuara të shtunën tregojnë se Ebrahim Raisi, i cili gëzon mbështetjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, ka fituar postin më të lartë civil të vendit.

Votimet tregojnë për pjesmarrjen më të ulët në historinë e Republikës Islamike. Raisi fitoi 17.8 milionë vota në garë, duke i lënë prapa kandidatët e moderuar.

Sidoqoftë, Raisi dominoi zgjedhjet vetëm pasi një panel që mbikëqyret nga Udhëheqësi Suprem Ayatollah Ali Khamenei skualifikoi konkurentët e tij më të fortë. Kandidatura e tij dhe ndjenja se zgjedhjet shërbyen më shumë si kurorëzim për të, ndezën një apati të gjerë mes iranianëve me të drejtë vote./VOA


Shtuar 19.06.2021 15:20