I riu terrorizon qytetarët, merr autoparlantin e del në qytet: Dilni jashtë, tërmet 8 ball

Policia e Tiranës ka vënë në pranga disa shtetas në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarëve, rastet e të cilëve i keni më poshtë, është edhe një 18-vjeçar në Golem i cili akuzohet për “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

I riu ka marrë një autoparlant në dorë dhe ka bërtitur afër shtëpive, “dilni jashtë, tërmet 8 ballë” duke ngjallur panik të banorët.

“Më datë 19.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik” për shtetasin G. A., 18 vjeç, pasi në Golem, u kap në flagrancë duke bërë thirrje me autoparlant ”Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, duke ngjallur panik tek banorët…”

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Forca e Posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. M., 20 vjeç dhe E. D., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit me drejtues shtetasin K. M dhe pasagjer E. D, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis sativa dhe disa bimë narkotike të llojit kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen e shtetasit F. M., 61 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Korçë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Kallëzimi i rremë”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. H., 56 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. M., 48 vjeç, S. M., 41 vjeç dhe J. R., 40 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
  2. N., 22 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Më datë 19.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik” për shtetasin G. A., 18 vjeç, pasi në Golem, u kap në flagrancë duke bërë thirrje me autoparlant ”Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, duke ngjallur panik tek banorët.

Më datë 19.09.2021, shtetasi R. B., 22 vjeç, kallzon se në rrugën e Unazës së Madhe, gjatë një konflikti të çastit, dy persona ende të paidentifikuar i kanë dëmtuar mjetin e tij me sende të forta. Punohet për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

I riu terrorizon qytetarët, merr autoparlant e del në qytet: Dilni jashtë, tërmet 8 ballë

 


Shtuar 20.09.2021 09:41