Greqia e “pushtuar” nga zjarret, ky është gjiganti rus që po shuan flakët (VIDEO)

Shërbimet e Zjarrfikëses në Greqi kanë një “armë” mbresëlënëse dhe shumë efektive për të shuar zjarret. Bëhet fjalë për avionin rus “Beriev BE-200” që po lufton flakët në Varybobi. Avioni është i vetmi jet-amfib në botë.

Projektuar për bizneset me një ekuipazh prej dy personash, ai ka 8 tanke dhe mund të mbledhë 12 tonë ujë nga deti. Përveç ujit, ai lëshon pika me lëng retardant, ndërsa mund të transportojë deri në 64 persona, informon albeu.com.

Dy motorët me dy turbo, të tipit D-436TP me një shtytje maksimale prej 15000 kg, shtyjnë avionin e pajisur me element të fuqisë ndihmëse (APU) të tipit TA12-60.

Beriev-200 ka vërtetuar, sipas rusëve, efektivitetin e tij në zjarret në Rusi, ai ka aftësinë të mbajë deri në 12 tonë ujë dhe të hedhë një total prej 270 ton pa u ndalur fare.

Si merret uji?

Avioni zbret në sipërfaqen e ujit me shpejtësinë më të ulët të mundshme. Piloti pastaj hap mekanizmat e marrjes së ujit ndërsa avioni rrëshqet në sipërfaqen e ujit me një shpejtësi prej 150-190 km / orë, informon albeu.com.

Uji transportohet në tanke përmes mekanizmave, të cilët kanë aftësinë të pompojnë rreth një ton në sekondë.

Kur rezervuarët mbushen, uji fillon të bjerë përmes një valvule të veçantë. Piloti sheh rrjedhën e ujit, mbyll mekanizmat e marrjes dhe del në det të hapur./albeu.com


Shtuar 3.08.2021 21:06

Tags: , ,