Fieraku bën për spital bashkëshorten, arrestohet nga policia

Një 38-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Kjo e fundit ka marrë ndihmë në spital, pas dhunës së ushtruar nga 38-vjeçari

Njoftimi i policisë:

Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 38 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij e cila pasi ka marrë mjekim në spitalin e Fierit, është larguar për në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje”./albeu.com


Shtuar 10.11.2021 09:47