Eriksen lë spitalin, bashkëshortja flet për gjendjen: Kristian ndihet mirë!

Pasi Eriksen la mbrëmjen e djeshme spitalin, bashkëshortja e tij ka folur për të përditshmen sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” duke deklaruar se mesfushori i Interit ndihet mirë dhe se ka nevojë për pushim dhe qetësi:

“Eriksen ndihet mirë. Tani jemi të gjithë bashkë dhe ai ka nevojë për pushim dhe qetësi.”, ishin këto fjalët e bashkëshortes së fantazistit të Danimarkës ku kërkon të rigjejë përsëri normalitetin.

Numri “10” i Danimarkës gjatë muajit korrik do të jetë në Milano dhe aty do të merret çdo vendim me stafin mjekësor të Interit. Eriksen aktualisht po qëndron në vilën e tij në qytetin e Odenses dhe do të kryejë çdo kontrroll të mundshëm mjekësor.

 


Shtuar 19.06.2021 10:39