Ekstradohet shqiptarja në Gjermani, tentoi të vriste burrin e saj

Policia Federale e Gjermanisë, në njesinë në Trier, ka ekstraduar të enjten një grua 32-vjeçare, shtetase shqiptare, në Luksemburg.

Policia Federale më tej njofton se kundër gruas në fjalë ishte lëshuar një urdhër arresti Evropian nga Gjykata e Qarkut, e Luksemburgut, në prill të vitit 2021.

Urdhri në fjalë kishte të bënte me dyshimin për tentim vrasje, armëmbajtje pa leje dhe shkelje të Ligjit mbi substancat narkotike. E dyshuara akuzohet se ka qëlluar një burrë me një armë që e mbante në pronësi të paligjshme.

Ky akt kishte ndodhur në Remich, Luksemburg, në nëntor të vitit 2020, duke i shkaktuar burrit në fjalë lëndime në të dyja këmbët. Vetëm ikja nga vendi i ngjarjes i kishte dhënë mundësi burrit të shmangte vrasjen e mundshme.

E dyshuara është dorëzuar në pikën kufitare në mes të Gjermanisë dhe Luksemburgut, në Wasserbilligerbrück.

 


Shtuar 19.06.2021 10:42