Eksperti zbardh detaje: Vrasësi në Kavajë nuk ishte i vetëm, e ndihmuan të tjerë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka dhënë detaje të reja mbi vrasjen e ditës së djeshme në Kavajë, për të cilën tha se autori ishte i shoqëruar edhe nga persona të tjera.

I ftuar në Top Channel, ai tha se ngjarja nuk erdhi si një “rrufe në qiell të hapur” por ishte e paralajmëruar dhe policia duhej të ishte vënë në lëvizje që në momentin që autori erdhi nga Italia, pasi mund të merrej me mend që ai do të merrte hak për të vëllanë.

“Është kronikë e një ngjarje të paralajmëruar. Vijnë nga një eksperiencë pothuaj 30-vjeçare ku policia i analizo rrisqet pas çdo vrasjeje, që ngre në këmbë një opinion të tërë. Kthimi i vëllait të viktimës duhet të ishte marrë në konsideratë e të ishte mbajtur në survejim. Policia i ka të gjitha format operative për të mbledhur informacion për më tepër që autori i vrasjes së djeshme nuk ka qenë vetëm, janë një grup personash që e kanë mbështetur. Policia ka një rrjet informativ dhe për një ngjarje të rëndë të këtyre përmasave që ndodh në Kavajë, duhet të kishte vënë më mirë veshin familjarëve personave të prekur thashethemeve të lokaleve, vëllait që erdhi nga Italia. Këto e kanë nxitur për ta vrarë në sy të babait siç vdiq vëllai i tij në sytë e djalit të tij. Kanë qenë ca paralele që ne i shikojmë e këmbanat ishin”, tha Karamuço.