Një 77-vjeçar në Greqi ka kafshuar punonjësin e një lokali pasi ai i ka kërkuar certifikatë vaksinimi.
Mediat greke thonë se pasi ai ishte ulur në lokal, punonjësi i ka kërkuar certifikatën e vaksinimit dhe kur pa që i moshuari nuk e kishte, i ka kërkuar të dalë jashtë.
77-vjeçari nuk hoqi dorë dhe bëri përpara pa mbajtur maskën. Kur njëri nga punonjësit tentoi ta ndalonte, ai e kafshoi në fytyrë.
I moshuari u arrestua dhe u dërgua në prokurorinë e Verias i akuzuar për plagosje me dashje dhe shkelje të masave të vendosura në kuadër të pandemisë./albeu.com/