Dha dorëheqjen nga qeveria Rama, emërohet Ministër Kulture në Kosovë

Hajrullah Çeku është Ministri i ri i Kultorës në Kosovë. Ai është emëruar gjatë ditës së sotme në këtë pozicion nga Kryeministri Albin Kurti, gjatë betimit të qeverisë së Kurti 2.

Por Çeku është emër i dëgjuar në politikën shqiptarë pasi më parë ka qenë pjesë e qeverisë Rama.

Në 2017 Kryeministri Rama e ka ëmaruar atë si zv/ministër në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

Ndërkohë që një vit më vonë në tetor të 2018-ës, Çeku dha dorëheqjen nga posti dhe rrjedhimisht nga politika shqiptare për arsye familjare.

Në Kosovë, Çeku u anëtarësua në VV, ku dhe u ‘shpërblye’ me pozicionin e Ministrit të Kulturës.


Shtuar 22.03.2021 22:06