Pas formimit të Qeverisë Kurti 2, qytetarët duan ndyshim (VIDEO)

Qytetarët, të parën e përmendin fjalën “Ndryshim”.

Kjo pasi, pikërisht këtë po e presin nga Albin Kurti e vartësit e tij.

Madje një gjakovar është qind për qind i bindur se vetëm Kurti mund ta bëjë atë, njofton Klan Kosova.

E prizrenasit, u shprehën entuziastë për qeverinë e re, por patën edhe goxha kërkesa si për punësim ashtu edhe për arsim.

Derisa, për udhëheqësit e ri goxha pesimist u treguan qytetarët në sheshet e Prishtinës, raporton klankosova.

Megjithatë, edhe këtu dikush u lut që veç Albin Kurtit edhe Vjosa Osmani ta marrë postin e presidentes.


Shtuar 22.03.2021 22:04