Demokratët pushtuan Tiranën, Rama e nis qetë dhe pa shumë eufori fushatën (FOTO LAJM)

Partia Socialiste do të hapë fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, rreth orës 18:00 nga sheshi “Skënderbej”.

Ndryshe nga PD, e cila ka mbushur prej orësh rrugët e Tiranës dhe tashmë sheshin ku po organizon mitingun, PS duket shumë e qetë dhe pa eufori.

Kryeministri Edi Rama i ardhur me urgjencë nga Stambolli pritet të jetë kryesuesi i fjalës në Sheshin Skënderbej.

Grumbullimet e para ende nuk kanë nisur ndërkohë në shesh ka një numër të madh të forcave të policisë, karrige të vendosura dhe rrethimi total i tij ku pritet të mbushet me mbështetësit e PS. /albeu.com/

 

 


Shtuar 25.03.2021 17:11