Ja kushtet që kërkon Ronaldo për të qëndruar, një super sulmues dhe një mesfushor klasi (FOTO LAJM)

Ylli portugez Cristiano Ronaldo i ka vënë kusht skuadrës së Juventusit për të qëndruar edhe sezonin tjetër në Torino. E përditshmja italiane “Gazzetta Dello Sport” ka shkruar të enjten, se Ronaldo i ka kërkuar krerëve të Juventusit dy përforcime gjatë verës për të qenë e ekipit edhe edicionin e ardhshëm.

Bëhet e ditur se Ronaldo ka kërkuar një sulmues dhe mesfushor pasi synimi i tij është që ta përmirësoj Juventusin për të fituar të gjithë trofetë e mundshëm. Sa i përket sulmit, Ronaldo ka kërkuar ish-partnerin e tij te Real Madridi, Karim Benzeman ose sulmues të ngjashëm me karakteristikat e francezit.

Isco and Benzema, Mahou Five Star players in November and December | Real  Madrid CF

Kurse, në mesfushë ka kërkuar një plejmejker që do të jetë në gjendje të bëjë asistime të vlefshme dhe ta furnizoj Ronaldon me topa. Sa i përket mesfushorit, po supozohet që ai është Isco që ka paralajmëruar tashmë largimin nga Real Madridi në fund të sezonit. Ronaldo 36-vjeçar ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit të ardhshëm. Ai është pjesë e ekipit italian prej vitit 2018 kurse këtë sezon ka shënuar 30 gola në 34 paraqitje në të gjitha garat.


Shtuar 25.03.2021 16:51