Video/ Shkon në 1,450 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, virale pamjet kur një i mbijetuar nxirret gjallë nga rrënojat dhe shpërthen në lot

Pas dy tërmeteve shumë të fuqishme që goditën Venezuelën të mërkurën e kaluar, ekipet e kërkim-shpëtimit, të ndihmuara nga qen të trajnuar posaçërisht, vijuan edhe dje punën për të gjetur të mbijetuarit e fundit nën rrënoja.

Presidenti i Parlamentit të Venezuelës, Jorge Rodriguez, bëri të ditur se numri i viktimave ka shkuar në 1,450, ndërsa dhjetëra mijëra persona rezultojnë ende të zhdukur. Sipas tij, vendi po përballet me fatkeqësinë natyrore më të rëndë në historinë e tij.

Të lidhura

None found

Autoritetet raportojnë se 774 ndërtesa kanë pësuar dëme të rënda dhe 189 prej tyre janë shembur tërësisht. Nga ana tjetër, Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rreth 50 mijë njerëz vazhdojnë të figurojnë të zhdukur.

Megjithëse kanë kaluar disa ditë që nga lëkundjet sizmike, operacionet e shpëtimit kanë sjellë ende raste mbijetese. Në qytetin bregdetar Caravajeda, ekipet amerikane dhe franceze arritën të nxirrnin të gjallë një burrë dhe djalin e tij adoleshent, pothuajse katër ditë pas katastrofës. Të dy u gjetën të rraskapitur, por në jetë.

Në rrjetet sociale janë përhapur gjerësisht edhe pamjet e një burri tjetër që shpërthen në lot menjëherë pasi del i gjallë nga rrënojat, një skenë që është parë si simbol i tragjedisë, por edhe i shpresës mes shkatërrimit.

Në disa zona, ndërkaq, banorët kanë shfaqur pakënaqësi ndaj reagimit të autoriteteve. Në Caravajeda, qytetarët akuzuan ushtrinë për mungesë veprimi, duke pretenduar se ushtarët nuk u përfshinë në operacionet e shpëtimit, ndërsa vullnetarët kërkonin të mbijetuar me mjete primitive.

“Një gjeneral erdhi me rreth 20 ushtarë të armatosur dhe qëndruan ulur. Ata mund të kishin shpëtuar njerëz, por nuk bënë asgjë”, deklaroi shpëtimtari vullnetar Alexander Mijares.

Presidentja në detyrë, Delcy Rodriguez, tha se operacionet e kërkim-shpëtimit do të vijojnë, pasi nën rrënoja po gjenden ende persona të gjallë.

“Kemi gjetur njerëz të gjallë dhe për këtë arsye operacionet nuk janë pezulluar. Ende kemi shpresë”, u shpreh ajo, teksa njoftoi edhe shtyrjen me një javë të mbylljes së shkollave.

Në La Huira, pranë epiqendrës së tërmeteve me magnitudë 7.2 dhe 7.5, banori Hector Aguilera po vazhdon kërkimet për katër anëtarë të familjes së tij që kanë mbetur nën rrënoja.

“Nuk kishim mjetet për t’i nxjerrë. E dimë se janë të vdekur, por nuk do të largohemi prej këtu”, tha ai.

Edhe në Karakas, qindra vullnetarë janë ende në terren, duke kërkuar mes godinave të shembura me duar dhe mjete të thjeshta. Në lagjen Chacao, ekranet elektronike po shfaqin fotografitë e personave të zhdukur, me shpresën se dikush mund t’i njohë ose t’i gjejë.

Nga Vatikani, Papa Leo XIV shprehu solidaritet me popullin venezuelian dhe u lut për viktimat, si edhe për familjet e goditura nga kjo katastrofë.

Sipas të dhënave zyrtare, në operacionet e shpëtimit janë angazhuar mbi 2,700 efektivë nga 24 vende të botës, të mbështetur nga 86 ekipe me qen të specializuar dhe 521 tonë ndihma humanitare.

Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara, UNDP, vlerëson se humbjet ekonomike të shkaktuara nga tërmetet arrijnë në rreth 7 miliardë dollarë, ose afërsisht 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Venezuelës.

Mes viktimave numërohen të paktën 28 shtetas të huaj ose persona me shtetësi të dyfishtë. Autoritetet paralajmërojnë se bilanci mund të rëndohet më tej, pasi kërkimet dhe operacionet e shpëtimit po vazhdojnë në shumë pjesë të vendit.

https://x.com/MarioNawfal/status/2071257313487306888


Shtuar 29.06.2026 08:40

casibomcasibombetparkbetpark girişbetpark girişbetparkGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomgrandpashabetcasibombetpasbetparkcasibomgrandoperabetjojobet girişsafirbetmatbetmatbetmeritkingKickmatbetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetmarsbahisholiganbetBetpasjojobetgrandpashabet güncel girişjojobetcasibomjojobet girişgrandpashabetimajbet