Kompanitë ndërkombëtare që u larguan nga tregjet ruse do t’u jepet një “Çmim i Paqes” nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, njoftoi të dielën zyra e tij presidenciale.
Kompanitë që u larguan “meritojnë respektin e ukrainasve dhe njerëzve në mbarë botën. Në fund të fundit, indiferenca dhe heshtja janë bashkëfajësi,” tha Andriy Yermak, kreu i Zyrës së Presidentit.
“Qëllimi ynë nuk është asnjë qindarkë për buxhetin e vendit agresor”.
Yermak u bëri thirrje kompanive të tjera që të “bëjnë zgjedhjen e duhur”.
“Është e pamundur të mbështeten krimet e luftës, është e papranueshme të bësh tregti me kriminelët e luftës dhe të fitosh para për vrasjen e civilëve,” tha ai./