Udhëtoi gjithë botën pa biletë, e moshuara tregon “sekretet” (FOTO LAJM)

Marilyn Hartman është një zonjë e moshuar nga Cikago, e cila ka udhëtuar gati gjithë botën pa prerë asnjëherë biletë udhëtimi, por së fundmi është arrestuar nga policia  për shkeljet që ka kryer.

69-vjecarja  ka mashtruar autoritetet të paktën 30 herë në tre dekadat e fundit.

Ajo është kapur disa herë duke shkelur masat e mbrojtjes dhe kontrollit në Chicago O’Hare International Airport, por edhe në aeroportet e tjera të SHBA.

Gruaja e moshuar ka arritur të mashtrojë kontrollin dhe ka udhëtuar pa biletë për në Londër, Kopenhagë dhe Paris, sipas raportit të CBS 2.

Ajo pohon se nuk është një kriminele , thjesht ka mënyrën dhe sekretet e saj që kalon  nëpër pikat e kontrollit pa e zbuluar.

Zyrtarët e sigurisë së aeroportit, pohuan se: “Të jesh në gjendje ta përsërisësh atë pa pushim është jashtëzakonisht mbresëlënëse, por edhe e rrezikshme “.

Hartman për momentin është nën arrest ndërsa po pret edhe akuza të tjera./albeu.com/

Shtuar 17.03.2021 12:03