Falsifikonin kartëmonedha, mes të arrestuarve edhe ish-prefekti

Gjatë ditës së djeshme u bë me dije se 7 persona u vunë në pranga në Elbasan për falsifikim të kartmonedhave.

Një nga të arrestuarit është edhe ish-prefekti, Rezart Kovaçi.

Në kudër të operacionit të koduar “Kartëmonedha”, një ditë më parë policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 158.000 lekë të dyshuara të falsifikuara, 2 automjete dhe 9 aparate celular.

Personat e arrestuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe kohore disamujore, kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të falsifikuara, në disa qytete, si Elbasan, Tiranë, Krujë, Fier etj. /albeu.com/

Shtuar 17.03.2021 12:03