Trump paralajmëron takim në Doha për çështjen bërthamore të Iranit, Teherani thotë se nuk ka negociata në axhendë

Donald Trump ka shprehur një optimizëm të përmbajtur për kontaktet që pritet të mbahen në Doha të Katarit për programin bërthamor iranian, ndërsa nga Teherani vjen qëndrimi se nuk ekziston asnjë takim negociues i planifikuar me SHBA-në në ditët e ardhshme.

Presidenti amerikan e bëri fillimisht të ditur këtë përmes një postimi në Truth Social dhe më pas në një prononcim para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, ku tha se të martën do të zhvillohet një takim në Doha.

Të lidhura

None found

“Do të ketë një takim për këtë nesër në Doha. Ata do të shkojnë në Katar, mendoj se janë larguar tashmë ose po përgatiten të largohen. Do të shohim si do të shkojë”, deklaroi Trump.

Ai e përshkroi këtë takim si “ndoshta të rëndësishëm, ndoshta jo”, duke mos dhënë siguri për rezultatin që mund të sjellin kontaktet.

Trump nënvizoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kanë arritur përparim të madh në përpjekjet për të ndaluar Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore.

“Do të thoja se është fituar pothuajse ushtarakisht”, tha presidenti amerikan, teksa shtoi se synimi kryesor i Uashingtonit mbetet që Irani të mos ketë kurrë armë bërthamore.

Sipas tij, Teherani tashmë e ka pranuar që të mos ecë drejt zhvillimit të një kapaciteti ushtarak bërthamor.

Në të njëjtën kohë, CNN, duke cituar dy zyrtarë amerikanë, raportoi se i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, është nisur për në Doha për kontaktet e planifikuara. Ende nuk ka konfirmim nëse ai po udhëton bashkë me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit Trump.

Një zyrtar i lartë amerikan i tha CNN se bisedimet teknike për zbatimin e memorandumit të mirëkuptimit mes palëve po vazhdojnë normalisht, pavarësisht tensioneve të fundit në rajon.

Megjithatë, pala iraniane e ka hedhur poshtë prerazi mundësinë që të jetë parashikuar ndonjë takim negociues me SHBA-në.

Sipas autoriteteve iraniane, nuk është planifikuar asnjë negociatë në asnjë nivel për ditët në vijim, ndërsa theksi mbetet te zbatimi i memorandumit ekzistues të mirëkuptimit dhe jo te hapja e bisedimeve për një marrëveshje të re.

Këto mesazhe të ndryshme nga Uashingtoni dhe Teherani kanë shtuar paqartësinë për natyrën dhe përmbajtjen e kontakteve që pritet të zhvillohen në Katar, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse ato mund të shërbejnë si një hap drejt një marrëveshjeje të re për programin bërthamor të Iranit.

https://x.com/IranIntl_En/status/2071758677137043848


Shtuar 30.06.2026 07:45

Perabetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabetHoliganbetnakitbahisJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetjojobet girişimajbetjojobetbetcio