Reforma Zgjedhore/ Komisioni i Venecias i kthen përgjigje Kuvendit: Më 25 nëntor do të sjellim dy ekspertë për ligjin e financimit të partive

Komisioni i Venecias, i është përgjigjur kërkesës së kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për të ofruar ekspertizë ligjore lidhur me Ligjin për Financimin e Partive Politike.

Komisioni njoftoi se dy ekspertë do të vizitojnë Tiranën më 25 nëntor. Ata do të zhvillojnë një vizitë pune pranë Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Të lidhura

None found

Niko Peleshi i ka ftuar ekspertët të diskutojnë mbi ecurinë e projektligjit për financimin e partive politike dhe mënyrën se si janë reflektuar rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Kërkesa për ekspertizë vjen pas opinionit që Komisioni i Venecias miratoi më 17 qershor të këtij viti për draftin “Për financimin e partive politike”.

Ekspertët e vlerësuan projektin, por në opinion paraqitën edhe kritika e rekomandime. Mes tyre ishte forcimi i masave kundër financimeve të fshehta ose të tërthorta, duke pasur parasysh se në Shqipëri veprimtaria ekonomike dhe shoqërore vazhdon të mbështetet te transaksionet me para në dorë. Komisioni sugjeroi gjithashtu që partitë të raportojnë në dy periudha gjatë procesit zgjedhor.

Një rekomandim tjetër ishte fuqizimi i rolit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në mbikëqyrjen dhe auditimin e financimit të partive politike.

Partia Demokratike ka paraqitur propozimet e saj për reformën. Ajo kërkon që vendi të jetë një zonë e vetme zgjedhore, me sistem proporcional kombëtar dhe lista 100% të hapura.

Demokratët propozojnë gjithashtu lista të hapura për këshilltarët bashkiakë, barazi mes mazhorancës dhe opozitës në vendimmarrjen e KQZ-së, rishikim të votës së diasporës dhe një prag zgjedhor që të mos penalizojë partitë e vogla. PD kërkon edhe balotazh zgjedhor në kushtet e një qeverie teknike, ndërsa është kundër votimit dhe numërimit elektronik.

PD kërkon gjithashtu ndalimin e përdorimit të burimeve shtetërore gjatë fushatave zgjedhore. Opozita propozon gjoba, masa penale dhe deri në heqjen e mandatit për kandidatët që përfitojnë nga këto burime, si dhe shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve kur shkeljet ndikojnë në rezultat.

Komisioni, i ngritur në nëntor të vitit 2025, ka mandat deri në fund të këtij muaji. Diskutimet vijojnë ndërsa afrohen zgjedhjet vendore të 9 majit 2027 dhe disa prej çështjeve kryesore të reformës ende nuk janë trajtuar.

Partia Socialiste, nga ana e saj, ka vendosur si përparësi ndryshimet urgjente në Kodin Zgjedhor që lidhen me reformën territoriale, veçanërisht formulën e zgjedhjes së anëtarëve të këshillave bashkiakë.

Për kërkesën e demokratëve që sistemi të bëhet proporcional kombëtar, socialistët janë shprehur të gatshëm për diskutim. Si alternativë, ata kanë propozuar uljen e numrit të deputetëve në 101. PS thekson se ndryshimi i sistemit zgjedhor kërkon debat më të gjerë, pasi nënkupton ndërhyrje në Kushtetutën e vendit.


Shtuar më 23.11.2026 12:18

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobet girişjokerbetjojobetjojobetgrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Giriş