Keiko Fujimori shpallet presidente e Perusë, fujimorizmi rikthehet në qeverisje pas mbi 20 vitesh

Tre javë pas zhvillimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Peru, kandidatja e djathtë Keiko Fujimori është konfirmuar zyrtarisht si fituese.

Rezultatet përfundimtare të publikuara nga Zyra Kombëtare e Proceseve Zgjedhore (ONPE) tregojnë se Fujimori mori 50.13% të votave, ndërsa rivali i saj Roberto Sanchez siguroi 49.86%.

Të lidhura

None found

Dallimi mes tyre ishte më pak se 50 mijë vota nga më shumë se 18 milionë fletëvotime të hedhura, çka e rendit këtë përballje ndër më të ngushtat në historinë e Amerikës Latine.

Me këtë fitore, 51-vjeçarja rikthen në pushtet fujimorizmin, më shumë se 20 vjet pas mbylljes së qeverisjes së të atit, Alberto Fujimori, i cili udhëhoqi Perun nga viti 1990 deri në vitin 2000.

Ish-presidenti u rrëzua nga pushteti mes skandaleve dhe më vonë mori dënim për korrupsion dhe krime kundër njerëzimit.

Prej disa ditësh, ekipi i Keiko Fujimorit kishte pritur vetëm formalizimin e rezultatit, pasi kandidatja e Fuerza Popular kishte krijuar një avantazh që, sipas përllogaritjeve të autoriteteve zgjedhore, nuk mund të kthehej më.

Nga ana tjetër, Roberto Sanchez, 57 vjeç, i cilësuar si pasardhës politik i ish-presidentit Pedro Castillo, ka sinjalizuar se nuk do ta pranojë rezultatin.

Ai ka kërkuar që të anulohen votat e diasporës peruane, duke pretenduar se ato janë shoqëruar me parregullsi dhe se kanë ndikuar në fitoren e kundërshtares së tij.

Të shtunën, Sanchez drejtoi në Lima për të dytën fundjavë rresht një marshim proteste, ku qindra mbështetës denoncuan atë që e përshkruan si “një sulm serioz ndaj procesit zgjedhor”.

“Do t’u bëjmë thirrje institucioneve ndërkombëtare të njohin vullnetin e popullit”, deklaroi ai gjatë fjalës së mbajtur para protestuesve.

Këto zgjedhje pritet të mbyllin një fazë të gjatë paqëndrueshmërie politike në Peru, një shtet që që prej vitit 2016 ka ndërruar tetë presidentë për shkak të krizave të njëpasnjëshme politike dhe institucionale.

Kalimi i pushtetit nga presidenti aktual, José María Balcázar, është parashikuar të bëhet më 28 korrik.

Sipas Kushtetutës së Perusë, mandati i presidentit është pesëvjeçar.

Pas publikimit të rezultateve, Keiko Fujimori pranoi se do të marrë drejtimin e një vendi të thellë të polarizuar dhe bëri thirrje për dialog.

“Ne e dimë që vendi është i ndarë. Kemi një përgjegjësi të madhe për të dëgjuar të dyja palët. Dera e dialogut është e hapur për Roberto Sanchez dhe për të gjitha forcat politike”, u shpreh ajo.

Në një postim në rrjetet sociale, Fujimori theksoi gjithashtu se Peruja duhet të ecë drejt “rendit dhe shpresës për të gjithë qytetarët”, duke premtuar një qeverisje të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse.


Shtuar 30.06.2026 07:45

Perabetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabetHoliganbetnakitbahisJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetjojobet girişimajbetjojobetbetcio