Tragjedi familjare në Xhorxhia: 63-vjeçari dyshohet se ekzekutoi gruan dhe vajzën pas konfliktit për nënën e tij

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Xhorxhinë në SHBA, ku një burrë 63 vjeç dyshohet se qëlloi për vdekje bashkëshorten dhe vajzën e tij pas një përplasjeje të fortë në familje lidhur me kujdesin për nënën e tij të moshuar.

Të lidhura

None found

Siç raporton New York Post, sherri shpërtheu pasi vajza e tij, Amanda, 37 vjeçe, e akuzoi të atin se nuk po tregonte kujdesin e duhur ndaj gjyshes së saj. Nga hetimet paraprake rezulton se të njëjtin pretendim ia kishte bërë prej kohësh edhe gruaja e 63-vjeçarit, me të cilën ai kishte 38 vjet martesë.

Brenda pak minutash, debati doli jashtë kontrollit dhe mori fund në mënyrë tragjike. Pas të shtënave, i dyshuari mori në telefon 911 dhe pranoi atë që kishte bërë.

“Gruaja ime i tha vajzës sime se unë nuk kujdesem për nënën time. Unë kujdesem për të çdo ditë dhe sapo qëllova vajzën time dhe gruan time… Nuk mund t’i duroja më gënjeshtrat dhe mënyrën se si më bërtisnin. I humba. Më vjen shumë keq. Une e doja ate”, dëgjohet të ketë thënë ai gjatë telefonatës.

Në një pjesë tjetër të bisedës me operatorët e emergjencës, ai deklaroi: “E qëllova me një pistoletë kalibri 9 mm drejt në kokë.”

Forcat e policisë shkuan në shtëpinë e familjes në qytetin e Oksfordit, rreth 64 kilometra në lindje të Atlantës, ku gjetën të pajetë Amanda-n, 37 vjeçe. Nëna e saj u dërgua në spital në gjendje kritike, por ndërroi jetë pak më vonë, megjithëse mjekët u përpoqën ta mbanin në jetë.

Ngjarjen e pa edhe Adam McGrath, bashkëshorti i Amandës, i cili në telefonatën e tij me 911 tha se e shoqja kishte qenë e tensionuar gjatë vizitës në shtëpinë e prindërve dhe se përplasja me të atin u përshkallëzua me shpejtësi.

“E çova në shtëpinë e prindërve të saj dhe ajo filloi të grindej me të atin. Ai tha: ‘Kam një armë… Do ta tërheq këmbëzën’ dhe menjëherë pas kësaj e qëlloi në kokë”, deklaroi ai.

Sipas McGrath, më pas 63-vjeçari u kthye edhe kundër bashkëshortes së tij, duke e kapur nga fyti, duke e hedhur në tokë dhe duke e kërcënuar se do ta vriste.

“Unë ika sepse duhej të mbroja dy fëmijët e mi dhe kisha frikë të kthehesha në shtëpi”, u shpreh ai.

63-vjeçari është identifikuar si Ralph Minsey. Ai është vënë në pranga dhe përballet me akuzën për vrasje, si edhe me një sërë akuzash të tjera penale. Aktualisht mbahet në paraburgim pa të drejtë lirimi me kusht, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie familjare.


Shtuar 29.06.2026 07:45

casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişgrandpashabetimajbet