Tërmetet në Venezuelë, polemika për ndërtesat e rrëzuara: çfarë përfaqësojnë blloqet e bardha mes rrënojave

Dy tërmetet që tronditën Venezuelën kanë sjellë jo vetëm një operacion të madh shpëtimi, por edhe një përplasje të fortë opinionesh në rrjetet sociale për cilësinë e pallateve që u shembën.

Në qendër të debatit janë vendosur blloqet e bardha që shihen mes rrënojave. Shumë përdorues në internet kanë hedhur pretendimin se disa ndërtesa mund të kenë qenë ndërtuar me polisterol të zgjeruar (EPS), duke ngritur dyshime për qëndrueshmërinë e tyre ndaj lëkundjeve sizmike.

Të lidhura

None found

Por specialistët theksojnë se deri në këtë fazë nuk ekziston asnjë provë zyrtare që shembja e objekteve ka ardhur si pasojë e përdorimit të këtij materiali. Sipas tyre, verifikimet teknike janë ende në vijim dhe autoritetet nuk kanë konfirmuar që ndonjë ndërtesë të jetë ngritur në mënyrë të parregullt me polisterol si element mbajtës.

Ekspertët e ndërtimit shpjegojnë se polisteroli i zgjeruar përdoret në mënyrë të ligjshme në shumë shtete si izolues termik dhe akustik, ose si material i lehtë mbushës për të reduktuar peshën e pllakave të betonit. Megjithatë, pjesa mbajtëse e godinave ndërtohet me beton të armuar dhe çelik. Në rast shembjeje, këto materiale të lehta dalin mbi rrënoja dhe mund të krijojnë idenë e gabuar se e gjithë godina ishte ndërtuar me stiropor.

Ndërkohë, vendi po përballet me pasojat e katastrofës sizmike më të rëndë në më shumë se 125 vite. Bilanci paraprak flet për të paktën 1.430 viktima, ndërsa mijëra persona të tjerë rezultojnë të plagosur ose të zhdukur pas dy tërmeteve me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë që goditën Venezuelën.

Një prej pamjeve më të rënda vjen nga morgu i Bello Monte në Karakas, ku qindra familjarë janë në pritje për të identifikuar trupat e të afërmve. Viktimat po transportohen vazhdimisht me makina private, motoçikleta dhe mjete të improvizuara, pasi kapacitetet mortore janë tejmbushur nga numri i lartë i të vdekurve.

Familje të shumta kanë ndarë rrëfime të dhimbshme nga tragjedia. Sipas banorëve të pallateve të rrëzuara, dhjetëra njerëz besohet se ndodhen ende nën rrënoja, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën pa ndërprerje ditë e natë. Nxjerrja gjallë e disa të mbijetuarve pas shumë orësh ka mbajtur ende të hapur shpresën për gjetjen e të tjerëve.

Autoritetet venezueliane bënë të ditur se në operacionet e fundit janë shpëtuar edhe disa persona të tjerë. Mes tyre është edhe një djalë 11-vjeçar, i cili u nxor i gjallë nga rrënojat në zonën bregdetare të Carabayedas. Çdo rast i tillë po shihet si një shenjë shprese në mes të kësaj tragjedie.

Megjithatë, pakënaqësia e qytetarëve ndaj mënyrës së reagimit të institucioneve po shtohet. Banorët e zonave më të goditura akuzojnë qeverinë për vonesë në veprim dhe mungesë koordinimi në orët e para pas katastrofës. Gjatë një vizite në Karakas, zyrtarë të lartë u përballën me protesta dhe thirrje nga qytetarët, të cilët kërkuan më shumë ndihmë për familjet e prekura.

Në të njëjtën kohë, ndihma më e madhe për të mbijetuarit po ofrohet nga vullnetarët dhe organizatat humanitare. Ata po shpërndajnë ushqime, ujë, ndihma mjekësore dhe mbështetje psikologjike për mijëra familje që kanë mbetur pa strehë.

Ndërsa hetimet mbi arsyet e shembjes së ndërtesave vazhdojnë, fokusi kryesor mbetet shpëtimi i të mbijetuarve dhe përballimi i një tragjedie që ka lënë plagë të thella në Venezuelë.

https://x.com/TuiteroSismico/status/2070966259567542656
https://x.com/Jackie2theworld/status/2071451432792797253


Shtuar 29.06.2026 13:27

casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomgrandpashabetcasibombetpasjojobetjojobet girişKickmatbetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbet