Tërmetet në Venezuelë lënë mbi 1,400 të vdekur, familjarët kërkojnë me ankth të mbijetuar nën rrënoja

Pas dy tërmeteve të forta me magnitudë 7.2 dhe 7.5 që goditën Venezuelën të mërkurën, të paktën 1,430 persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 50,000 të tjerë raportohen të zhdukur.

Gara me kohën për të gjetur njerëz të gjallë nën rrënoja po vazhdon pa ndërprerje, teksa ekipet e emergjencës dhe familjarët përpiqen me çdo mjet të mundshëm në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Të lidhura

None found

Një nga zonat më të goditura nga kjo tragjedi është shteti bregdetar i La Guaira, pranë Karakasit. Qindra godina janë rrëzuar, duke lënë mijëra persona të zënë nën masa betoni dhe mbetjesh ndërtimore, ndërsa bilanci i viktimave dhe të plagosurve po rëndohet nga ora në orë.

Në terren, banorë dhe ekipe shpëtimi po punojnë me duar, lopata dhe dronë për të identifikuar shenja jete. Sipas agjencive humanitare, 48 deri në 72 orët e para pas një tërmeti konsiderohen vendimtare për nxjerrjen gjallë të personave të bllokuar, sidomos kur ata kanë mundësi të kenë qasje në ujë dhe ushqim.

“Çdo person i shpëtuar është një mrekulli. Ne nuk do të fshehim asgjë në lidhje me shkallën e kësaj tragjedie”, deklaroi presidenti i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodríguez.

Ndonëse në Venezuelë kanë mbërritur ekipe ndërkombëtare të kërkim-shpëtimit nga Meksika, Spanja, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, autoritetet dhe organizatat humanitare pranojnë se kapacitetet në terren mbeten të pamjaftueshme përballë përmasave të katastrofës.

Në Catia La Mar, qyteti bregdetar ku shumë pak ndërtesa kanë mbetur në këmbë, forcat qeveritare po shpërndajnë ujë dhe ushqime për të mbijetuarit. Presidentja e përkohshme Delcy Rodríguez tha se qeveria ka vënë në lëvizje të gjitha kapacitetet për operacionet e shpëtimit gjatë “orëve kritike” pas tërmeteve.

Në mes të dhimbjes dhe pasigurisë, familjet vijojnë të presin çdo lajm për njerëzit e tyre. Jesús Suarez përshkoi rreth 200 kilometra për të kërkuar djalin e tij, Jean Suarez, që dyshohet se ndodhet nën rrënojat e një godine të shembur.

“Nuk ka asnjë informacion. Besoj se ai mund të jetë atje, por është e pamundur ta shpëtosh pa makineri të specializuara. Një njeri i vetëm nuk mund ta bëjë, është shumë e rrezikshme“, tha ai.

Një tjetër familje po pret me ankth nxjerrjen e 31-vjeçarit Carlos Eduardo, i cili ndodhet i bllokuar nën rrënoja. Të afërmit thanë se herë pas here kishin dëgjuar zërin dhe rënkimet e tij, por prej disa orësh ai nuk ka dhënë më asnjë shenjë jete.

“Ne e thërrisnim me emër dhe ai u përgjigj me një rënkim. Tani po presim ndihmë, duke shpresuar ta nxjerrim të gjallë”, rrëfeu kushëriri i tij.


Shtuar 28.06.2026 08:57

grandpashabetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibom girişMeritkingcasibomcasibomMeritkingGrandpashabetCasibomgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasinomilyoncasinomilyonultrabetgrandpashabet girişultrabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbetBetpas