Në Doha, kryeqytetin e Katarit, pritet të zhvillohen takime mes ekipeve teknike të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, në kuadër të vazhdimit të bisedimeve për zbatimin e marrëveshjeve të arritura ndërmjet dy palëve.
Burime diplomatike, të cituara nga CNN, bëjnë të ditur se këto diskutime kanë për qëllim ruajtjen e kanaleve të komunikimit mes dy shteteve dhe parandalimin e incidenteve që mund të çojnë në rritje të tensioneve në rajon.
Të lidhura
None found
Edhe presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi vijimin e dialogut, teksa përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi se përfaqësuesit negociatorë të SHBA-së dhe Iranit do të takohen të martën.
Ky takim në Doha shihet si një zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet për të zbutur përplasjet mes Uashingtonit dhe Teheranit, megjithëse deri tani nuk janë bërë publike hollësitë e axhendës së bisedimeve.
