Të dielën, Republika Çeke regjistroi temperatura rekord në një pjesë të madhe të territorit. Instituti Çek i Hidrometeorologjisë (CHMI) bëri të ditur se gjysma e 171 stacioneve meteorologjike në vend shënuan vlera më të larta se çdo herë tjetër, ndërsa mbi 95% e tyre vendosën rekorde për muajin qershor.
Sipas specialistëve, kjo situatë u shkaktua nga depërtimi i një mase ajrore shumë të ngrohtë nga jugperëndimi, e cila solli temperatura të pazakonshme të larta në të gjithë vendin.
Të lidhura
None found
Në disa rajone, termometri u ngjit mbi 40 gradë Celsius, ndërsa edhe në Pragë u arritën nivele rekord. Autoritetet meteorologjike theksuan se moti i nxehtë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Për kryeqytetin çek parashikohen temperatura në intervalin 33-34 gradë Celsius, ndërsa pas kësaj vale të nxehti priten edhe stuhi të forta.
Ndërkohë, një front i ftohtë pritet të sjellë një rënie të pjesshme të temperaturave në pjesën perëndimore të vendit, ndërsa rajonet lindore do të vazhdojnë të përballen me vapë ekstreme.
