Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se afro 1,500 objekte dhe struktura infrastrukturore kanë pësuar dëmtime nga dy tërmetet e forta që goditën Venezuelën.
Zyra humanitare e OKB-së vlerësoi se ngjarja e së mërkurës ka shkaktuar një “emergjencë kombëtare”, me pasoja që kanë prekur të paktën shtatë shtete në veri të vendit.
Të lidhura
None found
Si pasojë e dëmeve të shkaktuara, më shumë se 3,100 familje janë detyruar të lënë banesat e tyre, ndërsa autoritetet raportojnë se janë regjistruar mbi 430 pasgoditje.
Shqetësimi te banorët mbetet i lartë, pasi gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe dy tërmete të tjera të ndjeshme, mes tyre një me magnitudë 4.5.
Ndërkohë, ekipet e emergjencës së bashku me organizatat humanitare po vazhdojnë angazhimin në terren për të vlerësuar shkallën e dëmeve dhe për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura.
