“Më mbajti gjallë djali”, dëshmia e nënës që doli me foshnjën 18-ditëshe nga rrënojat pas tërmetit në Venezuelë: Ia prekja hundën për të kuptuar nëse merrte frymë

Dayana Patino, e cila u shpëtua e gjallë bashkë me foshnjën e saj 18-ditëshe nga rrënojat e shtëpisë, ka rrëfyer përjetimet tronditëse pas tërmetit shkatërrues që goditi Venezuelën. Sipas saj, forca për të qëndruar në jetë i erdhi nga djali i saj, Juan David.

Të lidhura

None found

“Për sa kohë ai jetonte, edhe unë do të jetoja. Herë pas here ia prekja hundën që të sigurohesha se vazhdonte të merrte frymë”, tha ajo për BBC.

Në mbarë botën janë shpërndarë pamjet e shpëtimit të tyre, ndërsa vogëlushi Juan David është shndërruar në një simbol shprese për Venezuelën, e goditur të mërkurën nga dy tërmete të fuqishme. Numri i viktimave ka shkuar në të paktën 1.450, ndërsa dhjetëra mijëra persona të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Presidenti i përkohshëm i vendit e përshkroi ngjarjen si “katastrofën natyrore më brutale në historinë e Venezuelës”. Ndërkohë, ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë operacionet, edhe pse me kalimin e çdo ore po veniten shpresat për të gjetur të mbijetuar të tjerë.

Në çastin kur ra tërmeti, Dayana ndodhej në apartamentin e saj në katin e tetë, në zonën bregdetare të La Guaira, teksa po lante enët. Ajo tregoi se u nis menjëherë drejt foshnjës, pasi fillimisht mendoi se bëhej fjalë vetëm për një lëkundje të lehtë.

“Më dukej sikur po fluturoja. Pastaj ndjeva sikur po zhytesha në ujë dhe baltë. Përfundova në një gropë mes rrënojave. Ende nuk e kuptoj si foshnja nuk më ra nga duart, ndërsa përplasesha mbi mobilie”, kujtoi ajo.

Nën beton, pa mundur të lëvizte dhe me këmbën e majtë të bllokuar, Dayana vendosi të ruante energjitë.

“E kuptova që askush nuk mund të më dëgjonte. Prandaj vendosa të bërtisja vetëm kur dëgjoja zëra ose hapa pranë”, u shpreh ajo.

Në errësirë, poshtë vetes ajo gjeti një Bibël, diçka që i dha kurajo për të vazhduar luftën për mbijetesë.

“Aty filloi rrugëtimi im për të mbijetuar”, tregoi ajo.

Shpresa e saj u forcua kur dëgjoi vëllanë duke i thirrur emrin.

“I thashë vetes se ai ishte shansi im i vetëm. Bërtita me sa fuqi kisha: ‘Jam këtu!’. Ai më tha: ‘Të gjeta dhe të premtoj se nuk do të largohem derisa të të nxjerr prej këtej’.”

Ky premtim u mbajt. Pas një operacioni të vështirë shpëtimi, Dayana dhe foshnja u nxorën të gjallë nga rrënojat të enjten në mbrëmje.

Si pasojë e tërmetit, Dayana mori dëmtime në të dyja këmbët, ndërsa Juan David shpëtoi vetëm me plagë të lehta.

Bashkëshorti i saj, Gerson, kishte mbërritur pranë banesës vetëm pak çaste para goditjes së tërmetit dhe arriti të shpëtonte duke kaluar një gardh. Kur e pa ndërtesën të shembur, ai mendoi se gruaja dhe djali i tij kishin humbur jetën.

“Ishte një mrekulli. Mendova se kishin vdekur. Kur pashë djalin tim, u ndjeva sikur linda përsëri. Nuk mund ta besoja. Ishte sikur jeta m’u kthye sërish”, tha ai.

Sot, familja ka mbetur pa shtëpi dhe ka humbur pothuajse të gjitha sendet personale, ndërsa qeni i tyre vazhdon të jetë i zhdukur. Pavarësisht kësaj, ata thonë se janë të vendosur ta nisin jetën nga e para.

“Humbëm pothuajse gjithçka, por jemi gjallë. Do ta rindërtojmë gjithçka që kemi humbur”, premtoi Gerson.


Shtuar 29.06.2026 11:22

casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişgrandpashabetimajbet