Malajzia i jep edhe një vit Ocean Infinity për kërkimin e rrënojave të MH370

Qeveria e Malajzisë ka vendosur të zgjasë edhe për një vit kontratën me kompaninë e eksplorimit detar Ocean Infinity, duke i hapur rrugë vazhdimit të kërkimeve nënujore për avionin e zhdukur MH370 të Malaysia Airlines, një çështje që mbetet ndër misteret më të mëdha të historisë së aviacionit.

Ministria e Transportit e Malajzisë bëri të ditur se marrëveshja e re do të zbatohet në periudhën nga 1 korriku 2026 deri më 30 qershor 2027.

Të lidhura

None found

MH370, një Boeing 777, humbi kontaktet më 8 mars 2014 teksa fluturonte nga Kuala Lumpur drejt Pekinit. Në bord ndodheshin 227 pasagjerë dhe 12 anëtarë ekuipazhi. Edhe pse janë ndërmarrë disa operacione të mëdha kërkimi në jug të Oqeanit Indian, rrënojat e avionit ende nuk janë lokalizuar.

Ocean Infinity kishte kryer kërkime edhe në vitin 2018. Më pas, vitin e kaluar, kompania arriti një marrëveshje të re me autoritetet malajziane për të rifilluar operacionet në një sipërfaqe prej afro 15 mijë kilometrash katrorë. Kontrata parashikon që kompania të marrë 70 milionë dollarë vetëm në rast se arrin të gjejë rrënojat e avionit.

Ministri malajzian i Transportit, Anthony Loke, u shpreh se kjo shtyrje e marrëveshjes tregon përkushtimin e vazhdueshëm të qeverisë për të sqaruar fatin e fluturimit MH370 dhe për t’u dhënë përgjigje familjeve të personave që ishin në bord.


Shtuar 29.06.2026 12:51

casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbet