Koronavirusi vret 24 qytetarë të tjerë gjatë orëve të fundit në Greqi

Gjatë orëve të fundit në Greqi, 24 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, Ndërkohë  janë shënuar dhe 580 raste të reja.

Numri i pacientëve në intubim aktualisht është 398, prej të cilëve 62.% janë burra. Në 24 orët e fundit, 162 pacientë të rinj të prekur nga COVID janë shtruar në spitale për të marrë ndihmë mjekësore.

Që nga fillimi i pandemisë, numri i viktimave në total në Greqi ka shkuar në 12,277.

Shtuar 6.06.2021 05:06