Goditi komedianin pasi “u tall” me gruan, ja nga çfarë vuan partnerja e Will Smith (FOTO LAJM)

Një ngjarje e paparashikueshme ndodhi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars pasi Will Smith goditi me shuplakë komedianin Chris Rock. Shkak për këtë u bë një shaka e komedianit për modelin e flokëve të gruas së Smith, Jada Pinkett Smith.

Ai tha se flokët e rruara të Jada-s janë të denja për “G.I Jane 2” duke iu referuar filmit ku Demi Moore rruan kokën. Jada ka treguar se vuan nga alopecia, arsye pse ka prerë dhe flokët.

Smith në fillim dukej se po qeshte, ndërsa gruaja e tij nuk dukej e emocionuar për shakanë. Papritmas, Smith u ngjit në skenë dhe goditi Rockun në fytyrë duke i thënë më pas që të mos e përmendte emrin e gruas së tij. Burimet thanë për Page Six se pas shuplakës së parë në mbarë botën se të gjithë në prapaskenë “menduan se ishte një shaka dhe jo e vërtetë”.

Kur Smith u ul përsëri në vendin e tij, i bërtiti Rock-ut “mbaje larg gojës emrin e gruas sime”. Aty u kuptua qartë se nuk bëhej fjalë më për skenar por për një “incident”.

Por nga çfarë vuan Jada Pinkett Smith?

Alopecia areata: Alopecia është termi mjekësor për tullac. Areata do të thotë arna. Kjo humbje flokësh mund të zhvillohet kudo në trup, duke përfshirë lëkurën e kokës, zonën e mjekrës, vetullat, qerpikët, sqetullat, brenda hundës ose veshëve. Alopecia totalis: Personi i humbet të gjitha qimet në lëkurën e kokës, kështu që skalpi është tërësisht tullac.

Jada ka përjetuar rënie të flokëve për shkak të çrregullimit autoimun të alopecisë që prek folikulat e flokëve, duke rezultuar në njolla tullace dhe rënie të flokëve.

Partnerja e Smith ka ndarë që në 2018 lajmin se vuan nga ky çrregullim dhe ajo ka mbajtur të azhornuar ndjekësit e saj që në fakt nuk e ka përjetuar aspak mirë.

Aktorja tha se ishte “e tmerrshme” të merreshe me të kur filloi për herë të parë.

“Isha në dush një ditë dhe kisha vetëm një grusht flokësh në duar dhe isha sikur “O Zot, a po bëhem tullac?” shtoi ajo. “Ishte një nga ato momentet e jetës sime ku unë po dridhesha nga frika. Kjo është arsyeja pse i preva flokët dhe vazhdoj t’i pres ato”, shkroi ajo në fillimet e saj me këtë sëmundje./albeu.com/