I përmendi gruan, Will Smith godet komedianin e njohur në “Oscars” (VIDEO)

Një ngjarje e paparashikueshme ndodhi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars pasi Will Smith goditi me shuplakë komedianin Chris Rock. Shkak për këtë u bë një shaka e komedianit për modelin e flokëve të gruas së Smith, Jada Pinkett Smith.

Ai tha se flokët e rruara të Jada-s janë të denja për “G.I Jane 2” duke iu referuar filmit ku Demi Moore rruan kokën. Jada ka treguar se vuan nga alopecia, arsye pse ka prerë dhe flokët. Smith në fillim dukej se po qeshte, ndërsa gruaja e tij nuk dukej e emocionuar për shakanë.

 

Papritmas, Smith u ngjit në skenë dhe goditi Rockun në fytyrë duke i thënë më pas që të mos e përmendte emrin e gruas së tij. Burimet thanë për Page Six se pas shuplakës së parë në mbarë botën se të gjithë në prapaskenë “menduan se ishte një shaka dhe jo e vërtetë”.