Rama flet sërish për krizën: Do të jemi deri në fund pranë atyre që kanë nevojë

Kryeministri Rama ishte i pranishëm në Manzë të Durrësit, ku dha çelësat e 230 apartamenteve të reja për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të dy viteve më parë, ka folur për pasojat e luftës në Ukrainë, që në Shqipëri kanë sjellë rritje çmimesh.

“Po njësoj si me tërmetin edhe me këtë situatë të pazakontë, që është një tjetër goditje nga një fatkeqësi e shkaktuar nga njerëz jashtë këtij vendi, që ndikohet prej kësaj fatkeqësie, ne do të jemi deri në fund pranë atyre që janë më në nevojë. Kemi marrë një angazhim para se të fillonte lufta.  Do të mbështesim tre muaj rresht për të kompensuar rritjen e çmimeve të produkteve bazë më shumë se gjysmë milioni njerëz. Do të bëjmë çmos që të kalojë pa shumë dhimbje. Luftërat vijnë për të sjellë dhimbje, plagë. Lavdi zotit nuk jemi në kushtet kur jemi që bombat të na bien mbi kokë. Lufta sjell këtu jehonën e saj përmes çmimeve”, tha Rama.


Shtuar 28.03.2022 12:30