Kjo ndërtesë apartamentesh banimi në Qianjiang të Kinës është diçka që nuk kishit menduar se mund të realizohej kurrë, por megjithëse ishte menduar fillimisht si hotel ajo është kthyer në mijëra apartamente që mund të akomodojnë deri në 30 000 vetë.
Masivi në formë S-je, Regent International ka tashmë rreth 20,000 banorë brenda barkut duke u kthyer në një nga zonat më të mbipopulluara në botë.
Ndërtesa më shumë se 200 metra e lartë shtrihet në 36 deri në 39 kate dhe ka krijuar kushte që banorët të mos kenë nevojë të dalin jashtë saj për nevojat e tyre, duke nisur të funksionojë si një qytet, ose ndryshe si një ‘burg’, siç thotë me ironi disa nga kritikët e këtij stili.
Ndërtesa është inauguruar në 2013 nga Alicia Loo, ndërtuesi i hotelit gjigant Singapore Sands Hotel dhe ka në brendësi të gjitha shërbimet e furnizimet e nevojshme për banorët, të cilët inkurajohen të mos dalin fare nga kompleksi.
Në të thuhet se banojnë kryesisht studentë, profesionistë të rinj dhe pronarë të bizneseve në brendësi.
Sipas një artikulli të rrjetit vendas ‘Sina’, apartamentet e vogla pa dritare jepen me qera rreth 180 dollarë në muaj, ndërsa ato më të mëdha me ballkone, jepen për rreth 500 dollarë në muaj ose më shumë.
Pamjet e impjantit kanë habitur përdoruesit në rrjetet sociale të cilët shikojnë sesi njerëzit mund të ngjeshën kështu në një hapësirë të vetme.