Fenomeni El Niño mund të shkaktojë 451 mijë vdekje nga të nxehtit brenda gjashtë muajve, ja cilat vende janë më të ekspozuara

Një analizë e fundit nga specialistë të klimës paralajmëron se mbi 451 mijë persona mund të humbasin jetën si pasojë e temperaturave ekstreme gjatë gjysmës së ardhshme të vitit, për shkak të një fenomëni të fuqishëm El Niño.

Të lidhura

None found

Periudha e analizuar nis në shtator të vitit 2026 dhe përfundon në shkurt të 2027, duke u mbështetur në korrelacionin historik midis rritjes së temperaturave dhe shtimit të fataliteteve nga të nxehtit.

Rajonet tropikale konsiderohen më vulnerabël. Sipas parashikimeve, numri më i madh i vdekjeve shtesë do të regjistrohet në Nigeri, Indonezi, Sudan, Indi dhe Brazil. Ndërkaq, edhe Shtetet e Bashkuara mund të kenë rreth 3,500 humbje jetësh më shumë si pasojë e temperaturave të larta në këtë hark kohor.

Parashikimi është rezultat i përpunimit të të dhënave nga 24,378 zona në mbarë globin. Ekipi hulumtues përballi temperaturat dhe numrin e vdekjeve shtesë muaj pas muaji gjatë viteve 1996–2025 dhe i ndërthuri këto gjetje me projeksionet termike të lidhura me El Niño.

Shkencëtarët theksojnë se impakti nuk do të jetë i përqendruar vetëm te vapa. Fenomeni pritet të gjenerojë gjithashtu thatësira të zgjatura, zjarre masive dhe përmbytje, ndërsa goditjet ndaj prodhimit bujqësor mund të minojnë sigurinë ushqimore dhe të ushtrojnë trysni mbi çmimet.

E përditshmja “The Guardian” citon studiuesit sipas të cilëve këto lloj parashikimesh mund t’u vijnë në ndihmë autoriteteve për të ndërmarrë masa paraprake. Disa prej veprimeve të mundshme janë përmirësimi i sistemeve të alarmit për valët e të nxehtit, vënia në dispozicion e qendrave freskuese, rritja e stafeve në spitalet gjatë më të nxehta dhe forcimi i mbrojtjes së punëtorëve që operojnë në ambiente të hapura.

Prof. Michael Greenstone, bashkëthemelues i Climate Impact Lab dhe pedagog në Universitetin e Çikagos, e përktheu numrin alarmant në terma njerëzorë. Ai u shpreh se “vlerësimi prej 451,000 njerëzish është një numër kaq i madh sa mund të jetë tronditës, por përbëhet nga prindër dhe fëmijë, gjyshër dhe fqinjë, njerëz që shkojnë në punë, kujdesen për familjet dhe jetojnë jetën e tyre”.

Bashkëautorja e studimit, Dr. Tamma Carleton nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, nënvizoi se përgatitja më efikase për situata emergjente mund të kursejë jetë në horizontin e afërt. Ajo paralajmëroi njëkohësisht se kushtet termike që sot klasifikohen si anomali mund të kthehen në normalitet gjatë dekadave që vijnë.

El Niño është një cikël natyror klimaterik që shkakton përmbysje të theksuara në regjimin e temperaturave dhe në qarkullimin atmosferik. Megjithatë, hulumtuesit tërheqin vëmendjen se ai po zhvillohet mbi një bazë klimatike tashmë të nxehur nga shkarkimet e gazeve serë.

Prof. Friederike Otto, nga Imperial College London, e përshkroi dinamikën si një rialokim masiv të energjisë brenda sistemit klimatik dhe paralajmëroi se temperaturat në rritje mund të kenë efekte të mëtejshme në shëndet, në sigurinë ushqimore dhe në rezervat ujore.

Efektet zinxhir mund të përfshijnë edhe furnizimin me ushqime. Programi Botëror i Ushqimit ka dhënë sinjalin se një El Niño intensiv ka potencialin të zhysë rreth 50 milionë njerëz drejt urisë akute dhe të krijojë trysni inflacioniste mbi produktet ushqimore.


Shtuar 23.09.2026 16:37

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetGrandPashabet TwitterJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetjojobetCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet