Qorrolli zbulon afatin përfundimtar për zgjedhjen e Presidentit pas vendimit të Kushtetueses

Deputeti i Vetëvendosjes, Vigan Qorrolli, ka dalur me një reagim menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese dha sqarimin për çështjen e afatit të zgjedhjes së Presidentit të Kosovës.

Të lidhura

None found

Në një postim në rrjetin social Facebook, ai ka theksuar se Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë legjitimitetit të Kuvendit dhe Qeverisë aktuale, dhe shtoi se procesi i zgjedhjes së kreut të shtetit duhet të mbyllet pa tejkaluar afatin e përcaktuar nga Kushtetuta.

Deputeti Qorrolli i drejtoi një thirrje të hapur PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, duke i ftuar të bëhen pjesë e procesit për zgjedhjen e Presidentit.

Gjykata Kushtetuese saktësoi se periudha 60-ditore për zgjedhjen e Presidentit ka filluar më 8 gusht dhe afati i fundit është 6 tetori i vitit 2026.

Më poshtë vijon postimi i plotë i tij:

Sot, Gjykata Kushtetuese ishte mjaft e prerë: Kuvendi e ka legjitimitetin dhe Qeveria është formuar në përputhje me normat kushtetuese.

Presidenti i Republikës duhet të zgjidhet brenda dy javëve, pra deri në datën 6 tetor.

Prandaj, PDK, LDK dhe AAK: ose takohemi, japim votat dhe e çojmë deri në fund këtë proces institucional, ose në mes të nëntorit vendi do të përballet me zgjedhje të reja.

Ejani ta përmbyllim çështjen e Presidentit.

Në të kundërt, përgjegjësia do të bjerë mbi ju…


Shtuar 23.09.2026 16:35

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetGrandPashabet TwitterJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetjojobetCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet