Europa nën goditjen e vapës ekstreme, 150 milionë njerëz preken nga i nxehti dhe mbi 1.300 humbin jetën

Një valë e fortë të nxehti ka arritur pikën kulmore në Evropë, ku në shumë qytete temperaturat po i afrohen ose po e tejkalojnë pragun e 40°C. Mes zonave më të goditura janë Torino, Milano, Napoli dhe Roma, ku vlerat maksimale shkojnë pranë 40°C, ndërsa ato minimale nuk bien nën 25°C, duke i bërë të vështira për t’u përballuar edhe orët e natës.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), që prej 21 qershorit në Evropë janë regjistruar më shumë se 1.300 vdekje shtesë të lidhura me temperaturat ekstreme. Kontinenti evropian vijon të mbetet ai që po ngrohet me ritmin më të shpejtë në botë, ndërsa rreth 150 milionë banorë jetojnë nën efektin e valëve të të nxehtit ekstrem.

Të lidhura

None found

Specialistët e OBSH-së e përshkruajnë vapën ekstreme si një “vrasës të heshtur”, duke theksuar se pjesa më e madhe e banesave, ambienteve të punës dhe shkollave nuk janë ndërtuar për të përballuar temperatura kaq të larta.

Ndikimi i temperaturave të larta ka filluar të shihet edhe në natyrë. Në Castelluçio di Norcia, një prej vendeve më të njohura për lulëzimin spektakolar të fushave, i nxehti i madh ka dëmtuar procesin e lulëzimit.

Pas disa ditësh me temperatura përvëluese, në disa pjesë të Italisë janë shfaqur edhe fenomene të motit ekstrem. Në rajonin e Piemontes, sidomos në Torino dhe në zonat veriore të provincës, janë regjistruar stuhi të fuqishme, reshje intensive shiu dhe breshër.

Gjatë orëve të fundit, edhe Valtellina dhe Valchiavenna janë përfshirë nga moti i keq, me erëra të forta, reshje të dendura dhe breshër, çka ka sjellë probleme në disa zona.

Megjithatë, parashikimet meteorologjike sinjalizojnë një ndryshim të kushteve atmosferike duke nisur nga dita e martë, kur në disa rajone priten reshje shiu dhe rënie e temperaturave.


Shtuar 29.06.2026 10:27

casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişgrandpashabetimajbet