Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Mal të Zi: Filloi të fliste për ‘tradhtarë’ brenda klanit mafioz ku ishte pjesë

Dyshohet se shqiptari u fillua të shikohej me një sy ndryshe nga klani të në cilin ishte pjesë pas vrasjes së një prej krerëve të klanit Skaljar, Alan Kožar, në Korfuz, në vitin 2020.

Ai filloi të pretendonte në rrjetin social “Tiktok” se pas vrasjes së Kozar qëndronin “tradhtarë nga klani Skaljar” .

Ai dyshohet se ka publikuar korrespondencën sekrete të Sky-it si dhe ofruar në polici si dëshmitar-bashkëpunëtor.

Kujtojmë se Mustafa ka kërkuar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë për zbardhjen e disa vrasjeve të kryera nga anëtarët e bandës Skalja dhe klanit Kavac. Megjithëse ai pranoi përpara autoriteteve policore bashkëpunimin e tij në disa vrasje dhe nxori emrat e autorëve ai nuk u arrestua kurrë dhe nuk iu dha statusi që kërkonte.

Një tjetër motiv për likuidimin nga anëtarët e klanit të cilit ai vetë i përkiste është se, pas vrasjes së bashkëpunëtorit të tyre Zijad Nurkoviq në Spanjë në vitin 2019, Mustafa hyri në lidhje dashurie me të venë e tij, blogeren malazeze Vasilisa.


Shtuar 28.02.2024 20:02