BE planifikon të trajnojë 30 mijë ukrainas për tu përballur me pushtimin rus

Bashkimi Evropian dëshiron të trajnojë 30 mijë trupa ukrainase, duke dyfishuar objektivin e tij fillestar, për të ndihmuar Kievin të përballet me një pushtim rus.

Sipas një zyrtari europian në 27 nëntor, të vitit të shkuar Be filloi një plan për trajnimin e 5 mijë ushtarëve ukrainas, por gjatë ditëve të fundit u mendua që ky numër të dyfishohej.

“Ne do ta arrijmë këtë numër ndoshta para fundit të tremujorit të dytë të vitit dhe do të ketë një objektiv të ri, për të trajnuar (të tjerë) 15,000 ushtarë ukrainas,” tha zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti. “Kështu, numri i ushtarëve ukrainas që do të trajnohen në këtë program do të arrijë në 30,000”, shtoi ai.

Trajnimi do të zhvillohet në vende të ndryshme, por qendra kryesore është në Poloni.

Objektivi i ri do të shpallet zyrtarisht në samitin e BE-së me Ukrainën të premten në Kiev.


Shtuar 1.02.2023 19:41

Tags: , ,