Aksident fatal ajror në Francë, avioni civil bie pranë Nancy-Essey, humbin jetën 11 persona

Francën verilindore e ka goditur një ngjarje e rëndë ajrore, pasi një avion civil u rrëzua në Tomblaine, duke lënë pas 11 viktima.

Burime nga autoritetet vendore bëjnë të ditur se mes personave që humbën jetën ndodhen piloti, pesë studentë dhe pesë instruktorë. Avioni ishte në pronësi të një shkolle parashutizmi dhe ishte ngritur nga aeroporti Nancy-Essey, por u rrëzua pak minuta pas nisjes.

Të lidhura

None found

Menjëherë pas aksidentit, në zonë u dislokuan forca të shumta policore, zjarrfikës dhe shërbime emergjente. Ndërkohë, autoritetet u kanë kërkuar qytetarëve të mos afrohen në perimetrin pranë aeroportit në departamentin Meurthe-et-Moselle, teksa hetimet vazhdojnë për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.

Edhe ministri i Brendshëm i Francës është nisur drejt vendit ku ndodhi rrëzimi për të ndjekur nga afër zhvillimet.

Deri në këtë fazë, autoritetet nuk kanë publikuar hollësi mbi rrethanat që sollën rrëzimin e avionit, ndërsa një deklaratë zyrtare pritet pas mbylljes së hetimeve paraprake.


Shtuar 28.06.2026 14:40

casibom güncel girişcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibom girişMeritkingcasibomcasibomMeritkingGrandpashabetCasibomgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetgrandpashabet girişJojobetGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinomilyoncasinomilyonultrabetultrabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel giriş