Kryeministi britanik Boris Johnson ka ftuar Presidentin ukrainas Volodymyr Zerlensky për vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe. Independent shkruan se Johnson do të ishte “i nderuar” të priste Zelenskyn për një vizitë shtetërore nëse presidenti ndjehej i aftë të largohej nga vendi i tij i shkatërruar nga lufta.
Kryeministri theksoi se gjëja më e rëndësishme tani për Ukrainën ishte që liderët perëndimorë në samitin e G7 në Gjermani të mbeten të bashkuar në mbështetje të Presidentit Zelensky.
“Unë mendoj se Volodymyr Zelensky ka bërë një punë absolutisht të mahnitshme për të udhëhequr vendin e tij dhe për të udhëhequr opinionin botëror në një kohë të tmerrshme,” tha Johnson.
I pyetur nëse donte t’i ofronte liderit ukrainas një vizitë shtetërore, Johnson tha: Nëse ai ndonjëherë bëhet i lirë të largohet dhe ka kuptim që ai të largohet nga Ukraina, atëherë padyshim që Mbretëria e Bashkuar do të ishte shumë e nderuar ta priste atë. Por gjëja më e rëndësishme është që ne të vazhdojmë të jemi të bashkuar këtu në G7. Dhe ne jemi.
Johnson po përdor takimet në G7 për t’i nxitur homologët të qëndrojnë të përkushtuar për të mbështetur Ukrainën dhe të mos shtyjnë për ndonjë marrëveshje paqeje që do ta bënte Vladimir Putin të aftë të pretendonte fitoren./albeu.com