Blindohet zona e plazhit në Durrës, dalin pamjet e aksionit pas krisjes së armës (VIDEO)

Pasditen e sotme në Durrës është realizuar një aksion në Durrës për të ndaluar një grup që merrej më shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen 13 në Plazh, Durrës, ku janë ndaluar dy persona që shpërndanin lëndë narkotike kokainë.

Mësohet se dy personat kanë kundërshtuar me dhunë policinë dhe kanë tentuar të arratisen ndërkohë që  një  prej punonjësve të  policisë ka qëlluar  në  ajër  për  t’i neutralizuar, sic mund t’a shihni në edhe në videon e siguruar nga albeu.com.

Policia ka prangosur dy persona , V.M.,  29 vjeç  dhe E.SH., 30 vjec  dhe ka sekuestruar deri tani rreth një kilogramë  kokainë. /albeu.com/


Shtuar 11.05.2021 18:03