Ministri i Brendshëm serb, Aleksandër Vulin ka reaguar ashpër pas një deklarate të Edi Ramës për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.
Gjatë një prononcimi për mediat serbe, Vulin tha se BE duhet të reagojë për deklaratat e Ramës i cili gjatë një emisioni shprehu hapur aspiratën politike për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë.
“Kur kryeministri shqiptar Edi Rama thotë se detyra e karrierës së tij politike është ‘bashkimi i Shqipërisë me Kosovën’, të gjitha vendet e Ballkanit heshtin, UNMIK -u, i cili kontrollon Kosovën hesht dhe BE -ja nuk nxjerr deklaratat e saj të famshme që bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje.
Kur unë, i cili nuk jam kryeministër i Serbisë, thërras në emrin tim për unitetin politik të të gjithë serbëve dhe them se detyra e brezit tim është të krijojë një “botë serbe”, atëherë i gjithë rajoni reagon dhe BE ka diçka për të thënë.
Të gjithë heshtin për ‘Shqipërinë e Madhe’, serbët duhet të flasin”. Pengesa e vetme për ‘Shqipërinë e Madhe’ është krijimi i një ‘bote serbe’”, u përgjigj Vulin./albeu.com